Berlin, 04 shkurt- Në një intervistë për Dojçe Vele, Torsten Fraj, deputeti nga Unioni demo-kristian, në Parlamentin e Bundestagut, sqaroi pozicionin e Gjermanisë në raport me Maqedoninë dhe Ballkanin Perëndimor.
Paralajmërimi i vitit të kaluar i Gjermanisë se përsëri në mënyrë të përforcuar do të angazhohet rreth Ballkanit, atje u prit me shpresë dhe kënaqësi. Çka mundet Gjermania konkretisht të bëjë për Maqedoninë në dritën e situatës aktuale?
“ Për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rëndësi strategjike. Kjo gjë e tregon, midis tjerash, edhe angazhimin e fuqishëm të Moskës në këtë ose atë vend të rajonit. Në mënyrë konsekuente, Qeveria Federale vendosi që të vazhdoj dhe ti përforcoj aktivitetet në rajon. Hapi i parë i rëndësishëm në atë drejtim gjithsesi ishte Konferenca e Ballkanit Perëndimor që u mbajt vitin e kaluar në gusht në Berlin, e iniciuar prej Gjermanisë dhe deri më vitin 2018 do të vazhdoj të mbahet në vende të ndryshme, për shtetet e rajonit për ti sjell në një tavolinë dhe në biseda të ndërsjella.
Ne gjithmonë kemi thënë se të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor iu është hapur rruga për në BE dhe se në atë rrugë ne do ti ndihmojmë e mbështesim. Kjo gjë në radhë të parë, d.m.th se Gjermania qëndron në disponim me këshilla dhe biseda, për ti afruar proceset ose për ti mbajtur në vijim. Por, arritjet konkrete duhet që ti realizojnë vet vendet dhe njerëzit. Ne nuk mund që të përzihemi brenda në vend dhe ndaj suverenitetit të saj.”, deklaroi Fraj.

Comments
Post a Comment