Prokuroria publike i pret kallëzimet penale të paralajmëruara nga LSDM-ja kundër drejtorit të Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe shefit të drejtorisë së pestë, Goran Gruevski. Kjo është përgjigjja e disa pyetjeve që parashtruam deri tek zyra e prokurorit publik Zvërlevski.
“Ju informojmë se kallëzimet penale që u paralajmëruan nga kreu i LSDM-së, deri në këtë moment nuk janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup. Do t’i presim kallëzimet e paralajmëruara bashkë me materialet, pas çka do të veprojë”.
Përveç kallëzimit penal të paralajmëruara nga opozita, në prokurorinë pyetëm dhe për atë nëse audio materialet që dje i publikoi Zaev, janë pjesë e hetimit. Edhe për këtë, nga Prokuroria thanë se po presin kallëzimin penal bashkë me materialin e publikuar nga opozita.
Pasi kaloi 1 javë nga publikimi i video materialit me bisedën mes Gruevskit dhe Zaevit në Qeveri, Alsat M përsëri pyeti në zyrën e Zvrlevskit nëse dihet si kanë përfunduar këto regjistrime deri tek mediumet dhe a janë ato pjesë e masave të posaçme hetimore. Prej atje na u përgjigjën se ende po bëhen kontrollimet.
"Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe aktivitetet në procedurën hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit".
Në njoftimin e saj para një jave Prokuroria themelore publike paralajmëroi se publikimi i materialeve që mund të jenë pjesë e procedurës penal është i ndaluar me Ligj. Ndonëse nga zyra e Zvërlevskit kishin kërkuar regjistrimet nga biseda Gruevski- Zaev të largohen nga interneti, të njëjtat akoma gjenden në Youtube. Që mbrëmë aty gjenden edhe audio- materialet për të cilat opozita akuzon se në mënyrë joligjore janë përgjuar bisedat nga ana e pushtetit. ALSAT M

Comments
Post a Comment