Skip to main content

‘Bombat’ e Zaevit, vunë në heshtje institucionet e vendit

Pas publikimit të aferës nga lideri i opozitës Zoran Zaev, për përgjimin masiv të mbi 20 mijë qytetarëve, siç thotë ai nga Gruevski dhe Mijallkov, sot heshtje e plotë në Qeveri. Kabineti i kryeministrit dhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim nuk komentojnë akuzat ndaj tyre për përgjimin ilegal dhe shkeljen e privatësisë së qytetarëve. Pa koment edhe zv/kryeministri Vlladimir Peshevski, i cili iu përmbajt deklaratave të kryeministrit Gruevski të bëra ditë më parë. 

“Qeveria përmes Kryeministrit, në konferencë për shtyp tregoi qëndrimin e saj. Institucionet kanë marrë hapat e nevojshëm, kështu që nuk do të shtoja asgjë më tepër”, tha Vlladimir Peshevski, Zv. Kryeministër.

Nga ana tjetër, zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska, në emisionin e mbrëmshëm “360 shkallë” në Alsat bëri të ditur se Nikolla Gruevski ka ofruar Qeveri teknike, nëse LSDM-ja nuk i publikon ‘bombat’. Ajo tha se kjo ofertë e pandershme e Gruevskit është refuzuar menjëherë nga opozita, duke demantuar kështu spekulimet se opozita ka shantazhuar pushtetin me materialet komprometuese, për ta detyruar të pranojë Qeveri teknike. 

“Me shumë përgjegjësi ju them se e vetmja që doli një herë me ofertën “hajde ti shohim njëherë dëshmitë, e më pas ndoshta edhe do të merremi vesh për Qeveri teknike”, ishte VMRO DPMNE-ja”, deklaroi Radmilla Shekerinska, Zv/kryetare e LSDM-së.

Mirë, tani nuk e kemi VMRO-në që ta konfirmojnë këtë…?

“Asnjëherë nuk është VMRO-ja, e dini, asnjëherë nuk vijnë… Të vetmit të cilët e bënë atë lidhje dhe lejuan mundësi se nëse vërtetojnë se dokumentet janë serioze do të lejojnë Qeveri teknike, është VMRO DPMNE-ja. Ne nuk jemi naivë, deshën ta keqpërdorin atë”, u shpreh Radmilla Shekerinska, Zv/kryetare e LSDM-së.

Shekerinska tha se “bombat” do të publikohen çdo 3-4 ditë, për të lënë hapësirë që secila aferë e publikuar të shpjegohet siç duhet dhe të shpërndahet derë më derë në popullatë. Ajo përsëriti se materialet janë marrë nga shërbimet e vendit dhe tha se e gjithë propaganda e pushtetit për gjoja përfshirjen e shërbimeve të huaja në këtë proces është përplot kundërthënie. Shekerinska tha se është e mundur që pushteti të kryejë arrestime të reja të anëtarëve të opozitës, përfshi edhe liderit Zoran Zaev, por theksoi se në LSDM tashmë nuk ekziston frika. /ALSAT-M/


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves