Translate

Tuesday, February 10, 2015

Bogdanov: Ja pse hyra në fushë kundër Shqipërisë

Huligani serb, Ivan Bogdanov është dorëzuar në polici. I shumëkërkuari pas dhunës që ndodhi në duelin mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, është marrë në pyetje nga policia.
Dhe, aty ai ka zbuluar arsyen pse hyri në fushë së bashku me disa tifozë të tjerë.
“Bogdanov u dorëzua në shoqëri të avokatit Nemanja Govedarica.
Në seancën dëgjimore ka thënë se nuk kishte hyrë në fushë për të shkaktuar probleme, e as të ballafaqohet fizikisht me dikë, por vetëm ta zbriste dronin e ngritur mbi stadium”, deklaroi një burim i informuar me rastin për “Kurir”.  
Bogdanov mund të dënohet deri në 5 vjet sepse e kishte të ndaluar hyrjen ne stadium, e lëre më në fushë, si dhe për fshehjen e tij pas kërkimit nga organet shtetërore.

0 comments :

Post a Comment