Me partitë politike në vend asnjëherë nuk ka munguar gatishmëria për takime dhe kemi qenë gjithmonë të hapur në këtë drejtim, si me VMRO-në, LSDM-në… Por, derisa nuk ka konfirmim nga ana e BDI-së, asgjë nuk mund të merret si e vërtetë. Këto janë qëndrimet që vijnë nga partia e Ahmetit, pas zërave se BDI si partner i dikurshëm qeveritar kinse ka kërkuar takim me përfaqësues të LSDM-së, lidhur me “bombat” e paralajmëruara, e gjoja ka lidhje edhe me partitë shqiptare.
“Ne nuk jemi kundër publikimit të këtyre bombave… Ideja nga BDI është se lajmet e botuara në media të caktuara nuk i nderojnë as ato e as lexuesit e tyre”, kanë thënë për Aktuale.mk, burime partiake pranë BDI-së.
Sipas paralajmërimeve “bombat” e Zaevit nuk do të publikohen para ditës së shtunë, sepse kryesia e LSDM-së të premten do të vendos në seancë të Këshillit Qendror për ditën e fillimit të publikimit të tyre.
Comments
Post a Comment