Lidhur me “bombat” e para të shpalluara nga shefi i opozitës Zorana Zaev, agjencia e lajmeve Associated Press shkruan se në Maqedoni po intensifikohen përleshjet ndërmjet dy partive më të mëdha në vend. Ajo gjithashtu shton se LSDM-ja ka ngritur procedurë penale kundër Agjencisë për kundërzbulim si dhe shefit të saj Sasho Mijallkov. “Shefi i opozitës maqedonase e ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski për përgjimin e gazetarëve, liderëve fetar dhe opozitarë, me çka thellohet skandali që javëve të fundit e ka kapluar këtë vend kandidat për në Bashkimin Evropian”. Këtë e ka theksuar agjencia e lajmeve Reuters duke raportuar nga pres konferenca e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, ku ai i ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski dhe shefin e Agjencisë për kundërzbulim Sasho Mijallkov se kanë orkestruar përgjimin e 20 mijë njerëzve në kato katër vite. Reuters rikujton se policia më 31 janar e ka akuzuar Zaevin për bashkëpunim me agjencitë e fshehta të huaja për rrëzimin e qeverisë.
Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me
Comments
Post a Comment