Situatë e tensionuar dhe qetësi në Maqedoni pas paralajmërimit të opozitës për publikim të materialeve kompromentuese të qeverisë maqedonase. Burime anonime kanë deklaruar për Portalin Albeu.com se mendohet se "bomba" kryesore të jetë rasti Smillkovë, ku u vranë pesë të rinj maqedonas. Mendohet se i gjithë procesi është i montuar, gjë e cila është thënë disa herë nga të akuzuarit dhe familjet e tyre.
Rast tjetër është edhe vrasja e komandant Harun Aliut, në vrasjen e të cilit thuhet të ketë gisht edhe një ministër shqiptar, transmeton “Lajm”. Mbetet të shohim se çfarë do të publikohet sot dhe në ditët në vazhdim por ajë që është e sigurtë është fakti që qeverinë Maqedonase e presin ditë të vështira.
Comments
Post a Comment