Skip to main content

SKANDAL NË MEDRESENË ISA BEU TË SHKUPIT


EDHE KJO NA BЁRI VAKI:Institucioni i Bashkësisë Fetare Islame gjegjësisht konvikti i Medresesë Isa Beu Shkup javën e kaluar ishte peng i klubit IPPON të xhudistëve të udhëhequr nga djali i Reisit të tanishëm Sulejman Rexhepi.
Bëhet fjalë pikërisht për Medresenë Isa Beu Shkup në të cilën vatër arsimore javë të tëra qëndruan një grup xhudistësh nga vendi dhe Republika e Bulgarisë në konviktin (katin e katërt) të kësaj shkolle, e gjithë kjo nën patronatin e Reisit Sulejman Rexhepit, Zeglul Rexhepit (i punësuar në Policinë Maqedone përndryshe djali i Sulejman Rexhepit), Zuhejr Rexhepit Punëdrejtues në "Medresenë Isa Beu"- Shkup përndryshe djali i kreut të BFI dhe Ibrahim Idrizit Drejtor i "Medresesë Isa Beu"- Shkup. Dëshmitar okular kanë njoftuar se gjatë këtyre ditëve një grup mbi dhjetra të rinjë kanë qenë të vendosur në konviktin e kësaj shkolle. Bëhet fjalë për xhudistë që vijnë nga Klubi i Xhudos IPPON në të cilën Zeglul Rexhepi është pjesë e Federates së Xhudistëve të Maqedonisë. Sipas informacioneve të cilat kanë arritur deri te Redaksia e Portalit SKUPI24 këta xhudistë javë të tëra kanë shfrytëzuar gjitha shërbimet e konviktit të Medresesë Isa Beu përfshirë këtu: fjetjen, pastrimin, ujin, rrymën, nxemjen, ushqimin, shfrytëzimin e katit të katërt të konviktit për ushtrime xhudo si dhe shërbime tjera.
Përndryshe kati i katërt i Medresesë Isa Beu është financuar dhe adaptuar në Mesxhid (vend për lutje) nga shoqata "Ilksaf" e Republikës së Turqisë për nevojat e nxënësve të Medresesë, kurse tani i njëjti lokacion frekuentohet në mënyrë konstante nga klube të ndryshme të xhudos e më së tepërmi nga klubi i xhudos IPPON.
Fotot të cilat do i shihni në vazhdim janë të marrur pikërisht nga profili origjinal i Zeglul Rexhepi të shkarkuara më 9 Janar 2015, ndërsa të njejtat janë të larguara nga profili i tij më datë 15 Janar 2015. Nuk e dimë shkakun? Ёshtë penduar, apo dëshiron ta mbulon kriminalitetin e bërë?
Në opinionin e gjërë ka revoltë të madhe për skandalin e bërë nga Sulejman Rexhepi dhe djemtë e tij, përfshirë këtu edhe drejtorin e Medresesë Isa Beu Ibrahim Idrizi, punëdrejtuesin e Medresesë Isa Beu Zuhejr Rexhepi (njëherit djali i Sulejman Rexhepit) të cilët keqpërdorin shkollën për interese personale. Medreseja Isa Beu ndryshe është shkollë vetëm për nevojat e nxënësve të saj e jo për të tjerë, por shihet se çaushi i të gjithëve është Sulejman Rexhepi me djemtë e tij të cilët si duket kohët e fundit po e kompromitojnë dhe mbajnë peng Reisin për qëllime personale e familjare e në dëmë të interesit të përgjithshëm të muslimanëve të vendit. Andaj, gjithçka që ndodh në BFI është nën kontrollën e tij. Banorët e Kondovës janë të irituar dhe se gjëra të tilla sipas tyre ka mundësi vetëm një njeri ti bënë, vetëm Sulejman Rexhepi. "Krejt populli musliman kanë dije se Medreseja Isa Beu mirëmbahet nga ndihma vullnetare, zekat, sadekatul fitr, nga të ardhurat e vakufit, nga të ardhurat e Haxhit dhe Kurbanave. Andaj, shtrohet pyetja se populli musliman jep donacione dhe ndihma për të trajnuar xhudistët apo për Medresantët?"- tha mes tjerash një banor i Kondovës. Kurse një dëshmitar okular i cili jeton shumë afër kësaj shkolle u shpreh: “Djali i Molla Sules disa herë në javë e sjell vajzën e tij në konviktin e Medresesë për të ushtruar xhudo". Mbetet këtu të shohim se a do të protestojnë nxënësit e kësaj shkolle dhe prindërit e tyre apo akoma do të heshtin? Burimet tona bëjnë të ditur se për veprim të tilla nuk ka njohuri asnjë Mufti nga Muftinitë e BFI, por është vepër e fshehtë e Sulejman Rexhepit. Si duket Sulejman Rexhepi nuk është ngopur e keqpërdorur pozitën e tij në të cilën ende vazhdon të qëndroj, prandaj në mesin e popullit tonë përdorët thënia “Mjerë për neve, edhe kjo na bëri vaki”. 













Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves