Skip to main content

Shilegov: “Projekti Shkupi 2014”, Bunar pa fund!

Projekti “Shkupi 2014” përfundoi. Bëhen përllogaritje, analiza, në shumë sfera sesi kaloi viti, ndaj është e udhës që të shikohet edhe në projektin “Shkupi 2014”.
Çka solli, çka mori, çka na la. Një bunar pa fund! Do flasim për pesë shembuj. Këtë që sot e shpalosim nuk është asgjë krahasuar me atë që do ta dëgjoni dhe shihni të dokumentuar gjatë ditëve në vijim për gjoja projektin patriotik “Shkupi 2014”, deklaroi sot në pres-konferencë, zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.
“Objekti i Filharmonisë së Maqedonisë sipas deklaratave të dhëna zyrtare gjatë vitit të kaluar, duhej të kushtonte rreth 7.000.000 euro. Ende nuk është kryer, kjo godinë, nuk mori dyfish më shumë para, nuk mori trefish më shumë para, nuk mori katërfish më shumë para. Godina e Filharmonisë së Maqedonisë nga projekti “Shkupi 2014” në vitin 2015 ende ndërtohet dhe deri tani ka ngrënë rreth 41.000.000 euro para të popullit! Krahasimet me sallat e ndërtuara për koncerte në rajon, madje edhe në botë janë shokuese” theksoi Shilegov.
Ai pohon se projekti i papërfunduar Kryengritja e Karposhit sipas marrëveshjes bazike, duhej të kushtonte 5.000.000 euro.
“Deri tani janë harxhuar dyfish më shumë para, 10.300.000 euro. Për 4 shatërvane, vetëm honorari i skulptores së preferuar të pushtetit të Gruevskit, Valentina Stefanovska, është plus 1.500.000 euro. Deri tani Kryengritja e Karposhit ka marrë rreth 12.000.000 euro! Rikonstruimi i objektit të Teatrit të vjetër u paralajmërua se do të kushtojë 6.000.000 euro. Por rikonstruimi përfundoi për rreth 40.000.000 euro! Më shumë se 34.000.000 euro nga që ishte paraparë, theksoi zëdhënësi i LSDM-së.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves