Maqedoni, aksidentohet Ahmeti me dëmtime të lehta
Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti është aksidentuar të mërkurën në mëngjes ndërsa po udhëtonte nga Tetova për në Shkup. Zoti Ahmeti është dërguar në spitalin e Tetovës me dëmtime të lehta.
Drejtuesi i BDI-së po udhëtonte për në Shkup për një takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në Maqedoni për një vizitë dy ditëshe. Më pas zoti Meta shkoi për ta vizituar zotin Ahmeti në spitalin e Tetovës.
Comments
Post a Comment