Tetovë, 16 janar - Ndërsa nga njëra anë krerët e Qendrës Klinike në Tetovë përgënjeshtrojnë të dhënat e agjencisë “Zhurnal”, për numrin në rritje të aborteve spontane dhe vdekjes së foshnjave ende pa lindur, nga ana tjetër mjekja amë Olivera Kuzmanovska i konfirmon ato.
Në një deklaratë për mediet maqedonase, mjekja thotë se numri i aborteve spontane në Tetovë, krahasuar me vitet e kaluara, shënon rritje.
“Aborte spontane ka pasur dhe do të ketë. Ato ndoshta u detyrohen ndotjes së ajrit, por kjo nuk do të thotë se është kështu. Këtë vit unë personalisht kam evidentuar 2-3 raste të aborteve spontane. Nuk kam të dhëna për numrin e saktë të aborteve spontane, por krahasuar me të kaluarën, personalisht mendoj se ka më shumë”, deklaroi mjekja Kuzmanovska.

Comments
Post a Comment